
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Librazhdit, Bujar Vreto, i propozuar nga grupi i Enkelejd Alibeajt, ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të uruar Shën Valentinin.
Përmes një video të publikuar në rrjetin social TikTok, Vreto shfaqet me një tufë lule mimozash në duar, të cilat janë simbol i kësaj feste këtu në Shqipëri, teksa uron ditën e të dashuruarve.
Në emër të degës së Partisë Demokratike Dega Librazhd, ai iu bën thirrje ndjekësve dhe mbarë bashkëqytetarëve të tij të dhurojnë sa më shumë dashuri.