Kandidati i PS-së për Patosin flet përçart: Djemve dhe vajzave që janë në pension do t'u bëj park

Kandidati i PS-së për Patosin flet përçart:…

Fatjon Duraj ka premtimin më të bujshëm të kësaj fushate elektorale. Harrojini autobisët falas, trenin elektrik, shërbimin funeral falas apo se çfarë është premtuar deri më tani. Kandidati socialist për Bashkinë e Patosit, do t’u ndërtojë djemve dhe vajzave pensioniste një park për t’u relaksuar.

Duke folur përçart në fjalimin që ndoshta i kishte përgatitur Antoneta Dhima, deputetja socialiste e qarkut të Fierit, Fatjon Duraj nxori në pension fëmijët që ende janë në klasën e parë. Madje për ndërtimin e parkut, kandidati kishte menduar dhe vendin ku do të ngrihej projekti. I bindur se me këtë premtim do të drejtojë Patosin Fatjon Duraj do ta ndërtoj parkun pranë shkollës së zonës.

Këtu ka, ka fëmijë të vegjël, janë ato dy gocat aty. Siç janë edhe shumë djemë e vajza që tashmë janë në pension dhe realisht ju e meritoni që të keni një vend ku të kaloni pasditen apo ku të shkoni në mëngjes. Unë kam një ide se ku duhet bërë, pasi më kanë thënë shumë nga ju, ku është shkolla aktuale është vendi i duhur që mund të kthehet në një vend relaksues për të gjithë ju” – tha kandidati socialist.

Pas këtij fjalimi të gjithë të pranishmit duartrokitën perlat që nxori nga goja Fatjon Duraj. Në këtë fushatë kemi parë e dëgjuar çudira, por gënjeshtart që vijnë në formën e premtimeve, dalin sheshit me gafa të tilla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit