Kandidati i tretë nga PD për Bashkinë e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti futet në primare

Kandidati i tretë nga PD për Bashkinë…

Mjeku Ilir Alimehmeti do të jetë kanditati i tretë për Bashkinë e Tiranës në primaret që do të zhvillojë Partia Demokratike.

Selia blu nëpërmjet një njoftimi tha se në orën 11.00 Dr. Ilir Alimehmeti prezanton kandidaturën.

Në orën 11.00 Dr. Ilir Alimehmeti prezanton kandidaturën për primare në Partinë Demokratike, për zgjedhjet lokale”, thuhet në njoftim.

Alimehmeti u bë i njohur për shqiptarët gjatë kohës së pandemisë. Kanditatët e konfirmuar deri tani janë Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani.

Ai është një kandidat jo politik dhe rezultati që do të marrë në primaret që do të zhvillohen mes demokratëve, duhet të jetë më i lartë se Këlliçi e Bogdani, që të konfirmohet zyrtarisht si kandidaturë e PD dhe Partisë së Lirisë përballë Erion Veliajt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit