Kandidatja për Këshillin Bashkiak: Ju shoftë fara ju që s’votuat Belindin

Kandidatja për Këshillin Bashkiak: Ju shoftë fara…

Belind Këlliçi humbi garën ndaj Erjon Veliajt për Tiranën me një diferencë votash prej 58 mijë zgjedhësish. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka hedhur akuza për manipulim votash dhe për shantazhin nga partia në pushtet. Po ashtu kanë folur edhe simpatizantët dhe antarët e tij për Këshillin Bashkiak. Rezultati i dobët ka mërzitur thuajse të gjithë ata që besuan se Këlliçi do të rrëmbente bashkinë e kryeqytetit.

Mes tyre ka qenë edhe bouesja dhe gazetarja Keda Kaceli. Ajo ishte pjesë e listës për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kacelli aq shumë e mërzitur me humbjen sa ka shpërthyer në mallkime ndaj atyre që nuk votuan për Belind Këlliçin. Sipas saj në Tiranë nuk votuesit nuk janë gati të kenë në drejtim një njeri si Këlliçi, të cilin e quan cun zotni.

Mendoja…ose mo mire e dini si o puna? Sot sfol do me asnji letraren e PPSH. Kshuqe… Menojsha se Tirona meritojte me verte nji Belind. Po Tirona nuk qeka gati per nji cun zotni. Tirones i ka hum zotnilliku dhe nuk ia njofin mo as eren zotnijve. Ne gjithnji kemi pas ne do kemi Zotin para cdo gjoje ju s’keni as dine as imon. Ne pranej para jush jemi zotnilere. Ju si ne s’do bohi kurre! Ju thojsha Tirona Be Lind se e besojsha me verte, po po me verte. Shume pri jush me pytshit mceftas, ne une ju thojsha Tirona Be Lind. Kaq. Po Tirona sot humi nji Belind qe do ta qaje gjate. Shume gjate. Ju qe se votut ju shofte fara, ju qe e besut, qofshi beku! Te jom mirenjoftese per zotnillikun mer cun zotni. Kryt nolt Belind Këlliçi”– shkroi në një postim në rrjete sociale kandidatja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit