Kanë 9 muaj që e kanë bërë padinë, Gjykata Civile kujtohet për problematikën e kontrollorëve

Kanë 9 muaj që e kanë bërë…

Gjykata Civile pritet të shqyrtojë padinë e kontrollorëve ndaj kompanisë Albcontrol. Seaca pritet të nisë në orën 12:30.

Në gusht të vitit 2020 pasi është ulur me vendim të këshillit mbikqyrjes paga, kontrollorët kanë bëre një padi në gjykatën civile për shfuqizimin  e vendimit të bortit.

Çështja të tilla  duhet të shqyrtohen në gjykatën e arbitrazhit por në mungesë të një ligji kompetente për çështje të tilla është gjykata Civile.

Kujtojmë se greva e kontrollorëve e para dy ditëve solli dhe bllokimin e trafikut ajror në vend që çoi më pas në mbylljen e aeroportit ‘Nënë tereza’.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, autorizoi ditën e djeshme ministrin e Infrastrkturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, për zëvendësimin e kontrollorëve të trafikut ajror me punonjës të huaj.

Në ndihmë si gjithmonë kryeministrit Edi Rama i erdhi vëllai i tij turk, Erdogan i cili dërgoi me urgjencë punonjësit e kullës së vrojtimit.

Qeveria zgjodhi të mbetet hermetike mbi procedurën e sigurimit të kontrollorëve, pagën e tyre apo përmbushjen e kritereve të sigurisë, ndërkohë që sot sipas burimeve për Faxnews kulla e vrojtimit është marrë në dorëzim nga kontrollorët shqiptarë e rikthyer në vendin e punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit