"Kanë dashur të përdhunojnë Orgesin", flasin avokatët e autorit që plagosi kryebashkiakun

“Kanë dashur të përdhunojnë Orgesin”, flasin avokatët…

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Orges Xhelilin. Ky i fundit disa ditë më parë plagosi me thikë kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshin dhe shoferin e tij.

Avokatët e Orges Xhelilit ka ngritur pretendimin se klienti i tyre është marrë me forcë dhe është dhunuar nga policia bashkiake.

“Gjykatësi ka kërkuar një masë me afat dy mujor që të jepet konkluzioni se çfarë ka ndodhur. Jemi para veprimeve arbitrave të policisë bashkiake. E kanë marrë forcërisht, kanë dashur me e futur në makinë, kanë dashur me e përdhunuar.

Të gjitha veprimet janë kryer forcërisht me kërkesën e kryebashkiakut. I akuzuari po të donte të bënte diçka kundër tij e ka pasur të thjesht. Para dy javësh ka denoncuar kryebashkiakun i cili u ka marrë pronat qytetarëve.

Po hetohet kryebashkiaku për veprime arbitrare. Në këto kushte kërkuam një afat dy mujor që të kryejë të gjithë veprimet organi i akuzës. Ai ka pasur një biçak që nuk hyn te vepër penale si armë e ftohtë”, deklaroi njëri prej tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit