Kanos punonjësit e konsullatës italiane, pranga turkut

Kanos punonjësit e konsullatës italiane, pranga turkut

Një shtetas turk është arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohet se ka kanosur punonjësit e sigurisë së Konsullatës Italiane në Vlorë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

“Arrestohet shtetasi M. Y., lindur në Turqi dhe banues në Itali, pasi ditën e djeshme ka kanosur punonjësit e sigurisë së Konsullatës Italiane në Vlorë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së Shtetit”, njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Vlorës.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit