Kanosi 34-vjeçarin pasi prishi pazaret e drogës, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Kanosi 34-vjeçarin pasi prishi pazaret e drogës,…

32-vjeçari i shpallur në kërkim, i akuzuar për kanosjen e një 34-vjeçari një vit më parë, në bashkëpunim me vëllanë e tij, është vënë në pranga.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. D., 32 vjeç, banues në Belsh.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’.

Një vit më parë, më 12 gusht, shtetasi E.D dyshohet se së bashku me vëllain e tij, ka kanosur shtetasin 34 vjeç për shumën 200 000 euro. Kjo shumë dyshohet se vjen si rezultat i veprimtarive e përbashkëta kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera jashtë vendit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Attachment.png

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit