Kanye West dhuron miliona dollarë për familjen e Floyd

Kanye West dhuron miliona dollarë për familjen…

Kanye West ka bërë gjestin prekës për familjen e George Floyd. “TMZ” ka bërë me dije se reperi amerikan do të paguajë tarifën e shkollës të vajzës të së ndjerit, e jo vetëm kaq.

Për 6 vite me radhë, Gianna Floyd do ta sigurojë shkollimin nga Kanye West. Foto e vogëlushes në krahët e xhaxhait, me fjalët: “Im at’ ndryshoi botën” u bë virale kudo në rrjet. Nga ana tjetër, Kanye do të dhurojë edhe 2 milionë dollarë për familjen e George Floyd, për të ardhur sa më shumë në ndihmë të tyre. Reperi ka vendosur të kontribuojë gjithashtu në shumë komunitete afro-amerikane, duke iu gjendur pranë në periudha të vështira.

/Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit