Kaos gjatë Krishtlindjeve, stuhia Pia pritet të godasë Britaninë e Madhe

Kaos gjatë Krishtlindjeve, stuhia Pia pritet të…

Gjatë Krishtlindjeve pritet kaos në Britaninë e Madhe pasi pritet të goditet nga stuhia Pia. Stuhia do të shoqërohet me erëra të forta që mund të pengojnë udhëtimet në prag feste. Ndërprerjet e energjisë janë të mundshme, udhëtimi me automjet do të jetë i vështirë, kryesisht në zonat më të ekspozuara, ndërsa erërat që pritet të kapin deri në 80 km/orë do të sjellin dallgëzim në zonat bregdetare.

Erërat do të jenë me shpejtësi ndërmjet 70 dhe 80km/orë dhe parashikohen në Skocinë veriore, teksa me shpejtësi deri në 65-70 km/orë në zonat më të larta. Në pjesë të tjera të Skocisë, si dhe në Irlandën Veriore, Uellsin e Veriut dhe Anglinë në veri nga Birmingham, si dhe në gjysmën e sipërme të Anglisë Lindore, erërat mund të arrijnë shpejtësinë 45-55 km/orë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit