Kaos me Kupën e Italisë, Milan e Juve kundër Inter

Kaos me Kupën e Italisë, Milan e…

Futbolli në Itali nuk ka nisur ende por “bigët” e Serie A kanë filluar të grinden ndërmjet tyre. Shkak për këtë përplasje është bërë data e ndeshjeve të kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Sipas kalendarit më 12 qershor luhet Juventus-Milan ndërsa më 13 qershor Napoli-Inter, ndërsa finalja është fiksuar më 17 qershor. Inter është klubi që është penalizuar më shumë në këtë rast pasi më 20 qershor është i detyruar të luaj kundër Sampdorias ndeshjen e prapambetur, sfidë e cila përkon edhe me rifillimin e sezonit në Serie A.

Klubi ziklatër kërkon që të luajnë atë të parët në Kupë, më 12 qershor, por kjo kërkesë ka sjell menjëherë një “Jo” të prerë nga Juventus e Milan. Mes Kupës dhe Serie A, Inter është i detyruar të luaj katër ndeshjes mes datave 13 dhe 24 qershor, një kalendar shumë i ngjeshur. Inter kërkoi që finalja e Kupës të zhvillohet më 2 gusht por dhe në këtë rast zikaltërit morën një refuzim të prerë. Mbetet për tu parë nëse Inter do të dërgoj ekipin e të rinjve në sfidën e kthimit kundër Napolit, një hipotezë e cila tashmë po fiton më shumë kuota.

/Balkanweb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit