Kaos me transportin publik në Shkodër, autobusët vonohen deri në 1 orë

Kaos me transportin publik në Shkodër, autobusët…

Probleme me transportin urban në Shkodër, ku qytetarët denoncojnë vonesa të gjata në stacionet e autobusëve.

Sipas shqetësimeve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, autobusët po vonohen deri në 1 orë, duke lënë qytetarët të presin gjatë në stacione.

Situata është veçanërisht problematike për ata që e përdorin transportin urban për të shkuar në punë, shkollë apo për të kryer aktivitetet e përditshme. Një pritje prej një ore për një autobus që duhet të qarkullojë rregullisht kthehet në një barrë të panevojshme për qytetarët.

Qytetarët kërkojnë që të sqarohet arsyeja e këtyre vonesave dhe nëse ka një problem me linjat apo me menaxhimin e shërbimit.

Pse qytetarët duhet të presin deri në 1 orë për një autobus në Shkodër?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit