Kaos në linjën “Tirana e Re”: Autobusët reduktohen dhe tejmbushen, qytetarët mbeten në stacione

Kaos në linjën “Tirana e Re”: Autobusët…

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e transportit publik në linjën , “Tirana e Re” në Tiranë, e cila, sipas tij, prej rreth një muaji po përballet me përkeqësim të ndjeshëm të shërbimit.

Në denoncimin e tij, qytetari thoté se është reduktuar numri i autobusëve në qarkullim, duke sjellë mbingarkesë të vazhdueshme dhe vështirësi për pasagjerët që presin në stacione. Sipas tij, çdo ditë një pjesë e qytetarëve mbeten pa mundur të hipin në autobus, për shkak të numrit të madh të udhëtarëve.

“Viti 2026 dhe njerëzit vazhdojnë të shtypen për të hipur në autobus, pa pikën e dinjitetit”, shprehet qytetari, i cili e konsideron situatën shqetësuese dhe kërkon më shumë vëmendje ndaj cilësisë së transportit publik.

Ai ngre gjithashtu pikëpyetje për kontrollet e Bashkisë së Tiranës ndaj operatorëve të transportit publik, duke pretenduar se nuk po zbatohen detyrimet dhe standardet e nevojshme për ofrimin e një shërbimi cilësor.

Në përfundim të denoncimit, qytetari shprehet se, në këto kushte, udhëtarët po detyrohen të kërkojnë alternativa të tjera për lëvizjen, duke ironizuar: “Herën tjetër do të marrim trenin”.

Qytetari kërkon ndërhyrje për përmirësimin e shërbimit në linjën ‘Tirana e Re’, shtimin e autobusëve dhe garantimin e kushteve dinjitoze për udhëtarët.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje! Ju shkruaj mbi nje fakt shqetesues qe eshte transporti publik dhe specifikisht me Tiranen e Re. Kjo linje ka rreth nje muaj qe ka degraduar totalisht. Kane reduktuar nr e autobuseve dhe gjendja eshte perdite si ne fotot qe po ju dergoj, ku gjysma e njerezve ngelen ne stacion pasi nuk arrijne dot te hypin, aq plote eshte. Viti 2026 dhe njerezit vazhdojne e shtypen per te hypur ne autobus pa piken e dinjitetit. Ky eshte transporti publik i Tiranes dhe bashkia s’ben asgje per te kontrolluar keta operator qe nuk zbatojne asnje detyrim dhe standard. Po detyrohemi qe heres tjeter do marrim trenin

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit