Kaos në QSUT! “Roja që s’ka marrë kafen e ditës nuk lejon familjarët të hynë brenda”

Kaos në QSUT! “Roja që s’ka marrë…

Një situatë shqetësuese raportohet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), ku familjarët thonë se nuk po lejohen të futen për të qëndruar pranë të afërmve të tyre të shtruar në spital.

Sipas denoncimit të një familjari, asnjë person nuk lejohet të hyjë brenda, pavarësisht rregullit se vetëm një shoqërues mund të qëndrojë me të sëmurin.

“Nuk ka orar për një person, pasi një familjar duhet të ketë mundësinë të qëndrojë pranë të sëmurit”, shprehet ai.

Ata thonë se kur roja merr “kafen” e tij familjarët lejohen të hynë e dalin nga spitali sa herë të duan.

Ky denoncim ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e menaxhimit të hyrjeve në spital dhe mbi pretendimet për kërkimin e parave nga familjarët në këmbim të lejimit të hyrjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit