Kaos në Rinas, del jashtë funksionit sistemi i pasaportave

Kaos në Rinas, del jashtë funksionit sistemi…

Sistemi i kontrollit automatik të pasaportave ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar kaos për pasagjerët. Shumë prej tyre kanë humbur fluturimet. Ky sistem i ri kontrolli  u vendos në aeroportin “Nënë Tereza” prej korrikut të vitit të kaluar,  ndërkohë mbrëmjen e djeshme është bllokuar totalisht.

Ky defekt në sistem ka krijuar radhë të gjata të qytetarëve, të cilët janë detyruar të bëjnë kontrollin manual të pasaportave, në kabinat përkatëse ku janë vendosur oficerët e Kufirit në Rinas.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga TIA për ndonjë defekt të mundshëm në sistemin teknologjik të leximit të pasaportave. Sistem i cili ka lehtësuar fluksin e hyrjeve në aeroport dhe përfitues të këtij shërbimi janë mbajtësit e pasaportës shqiptare, qytetarët e BE-së, SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit