'Kaos, reperët izraelitë thirrje për vrasjen e Dua Lipës: Qeni merr atë që meriton

‘Kaos, reperët izraelitë thirrje për vrasjen e…

Dy reperë nga Izraeli Ness dhe Stilla, kanë bërë thirrje në këngën e tyre “Harbu Darbu” për vrasjen e këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa, modeles Bella Hadid  dhe aktores të filmave për të rritur Mia Khalifa.

Titulli i këngës në shqip do të thotë “Kaos”, dhe është publikuar në tetor të vitit që shkoi. Muzika është konsideruar si himni jozyrtar i luftës së Izraelit, dhe autorët e saj kanë lëshuar kërcënime ndaj personazheve të njohur të showbizit. Të gjitha këto kërcënime kanë ardhur pas reagimeve të bëra nga këto personazhe në rrjetet sociale, duke shfaqur qëndrimet e tyre kundër luftës.

Dua Lipa shkruajti në insta-story një thirrje për armëpushim mes Gazës dhe Hamasit. “Çdo ditë që kalon, zemra ime dhemb për popullin e Izraelit dhe Palestinës. Pikëllim për jetët e humbura nga sulmet e tmerrshme në Izrael. Pikëllim për vuajtjet e 2.2 milion shpirtrave të Gazas, gjysma e tyre fëmijë që durojnë vështirësi të paimagjinueshme”, shkruajti Dua ndër të tjera në reagimin e saj.

Bella Hadid e cila është palestineze nga ana e babait, në një postim në Twitter shkroi: “Kam ëndrra për palestinezët, por për ta nuk përfshi dënimin e asnjë personi hebre”.

Ndërsa reagimi i Mia Kalifës shkaktoi më shumë polemika, teksa lavdëronte terroristët e Hamasit për masakrën e 7 tetorit në Izrael. ‘A mund t’u thotë dikush luftëtarëve të lirisë në Palestinë që të kthejnë telefonat e tyre dhe të filmojnë horizontalisht‘, shkruante aktorja. Pas këtyre reagimeve ajo kërkoi falje.

Të gjitha këto mesazhe në rrjetet sociale kanë bërë që personazhet e njohura të përfshihen në këngën Harbu Darbu, ku mes vargjeve thuhet: “Një tufë minjsh që dalin nga tuneli. Çdo qen merr atë që meriton në fund. Do të biem si një stuhi mbi ju.  Të gjithë njësitë e IDF-së po vijnë për të bërë ‘Harbu Darbu’ mbi kokat tuaja.”

IDF është ushtria që drejton tanket e Izraelit nën tingujt e kësaj muzike, e cila që nga momenti i publikimit në ‘You Tube’ numëron mbi 18 milion shikime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit