Kaos tek “Rruga e Durrësit”/ Lali zdromsi bllokon arterien kryesore të qytetit, shtohet trafiku

Kaos tek “Rruga e Durrësit”/ Lali zdromsi…

Sikur të mos mjaftonin rrugët kryesore të ngushtuara nga betonieret dhe vinçat e grataçelave, Lali zdromsi bllokon edhe ato me më shumë fluks.

Që nga sot, Rruga e Durrësit është bllokuar, për t’iu nënshtruar punimeve.

Bashkia e ka bllokuar totalisht, për të kryer ndërtimin e rrjetit të ri të kanalizimeve si dhe rehabilitimin e rrugës.

As veturat dhe as këmbësorët nuk do të mund ta përdorin këtë rrugë deri në përfundim të punimeve.

Por, kjo është një nga arteriet kryesore të qytetit, ku mijëra makina dhe qytetarë kalojnë çdo ditë.

Kalimi është spostuar tek rruga Mine Peza, me dy sense, që është në krah të Rrugës së Durrësit.

Që në ditën e parë të punimeve, ka pasur një trafik të rënduar në këtë zonë, por edhe në rrugët që janë rreth e rrotull.

Shoferë të acaruar dhe bori makinash që vetëm binin dëgjoje pranë asaj zone, mu në qendër të Tiranës.

Në fotot dhe videon e mëposhtme, mund të shihni kaosin e krijuar, që në ditën e parë të bllokimit të kësaj rruge.

[ngg src=”galleries” ids=”204″ display=”basic_imagebrowser”] 

?

?

Posted by JOQ Albania on Tuesday, July 21, 2020

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit