Kaôsi disa ditor në Kakavijë, situata drejt normalizimit. Deri natën e sotme do të...

Kaôsi disa ditor në Kakavijë, situata drejt…

Siç duket, Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për të normalizuar situatën në Kakavijë.

Pas 5 ditësh vuajtje të qytetarëve në radhë mbi 10 kilometra, bëhet me dije se të gjitha makinat që ndodhen në radhë, do kalojnë drejt shtetit grek.

Automjetet dhe personat që janë tashmë në radhë, do kalojnë pa u kërkuar testimi për COVID-19.

Ndërkohë, nga dita e nesërme do lejohen të kalojnë vetëm 750 automjete, dhe kërkohet testi negativ për koronavirusin, i bërë 72 orët e fundit.

Situata aktualisht në Kakavijë po shkon drejt normalizimit, teksa që nga ora 22:00 e deri tani, në pikën kufitare të Kakavijë kanë kaluar 1431 shtetas shqiptarë, 609 të huaj dhe 850 mjete.

Sipas vendimit të policisë greke, kufiri do të qëndrojë i hapur deri në orën 22:00.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit