Kaosi në Mitrovicën e Veriut/ Serbët vihen në lëvizje, vendosin barrikada

Kaosi në Mitrovicën e Veriut/ Serbët vihen…

Pas tensioneve në Mitrovicën e Veriut, serbët kanë vendosur barrikada. Bëhet me dije se r<strong>ruga magjistrale Prishtinë-Rashkë është bllokuar nga ana e banorëve lokalë në shenjë kundërshtimi për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës i cili u zhvillua të mërkurën në disa komuna të Kosovës përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë në veriun e Kosovës thonë se serbët lokalë bllokuan rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë në vendbanimin Rudarë në komunën e Zveçanit.

Sipas raportimeve rreth 200 qytetarë u mblodhën në këtë lokacion dhe aty u vendosën disa kamionë në rrugë në shenjë proteste.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit