“Kap ça të kapësh”/ Bashkim Ulaj “kullufit” 2.4 miliardë nga institucionet e Ramës

“Kap ça të kapësh”/ Bashkim Ulaj “kullufit”…

Bashkim Ulaj duket s enuk di të ndalet porsa i përket tenderave multi-miliarderë që fiton me një shpeshtësi të habitshme. Në rastin më të fundit ai ka marrë plot 2.4 miliardë lekë të vjetra me TVSH nga OSSH Tiranë, ndonëse ka ofruar vlerën më të lartë në tender. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-83508-12-30-2020 dhe me objekt “Fiderat e rinj 20 KV të Nënstacionit Vorë”.

Fondi limit i tij është 198,830,262 lekë të reja pa TVSH. Në garë kanë marrë pjesë dy kompani, ku fitues është shpallur GENER 2 i Bashkim Ulaj me vlerën e ofruar 197,702,421 lekë të reja pa TVSH. Shihet qartë që diferenca e kësaj vlere me fondin limit është thuajse qesharake. Pra Bashkim Ulaj ka fituar tenderin megjithëse ka ofruar vlerën më të lartë, e cila është thuajse njësoj sa fondi limit. Si duket Ulaj përdor filozofinë “kap ça të kapësh” deri sa Rama është ende në pushtet./JOQ Albania/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit