Kapen 102 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohet polici grek dhe shqiptari

Kapen 102 kg marijuanë në Igumenicë, arrestohet…

Pas mesnatës në qytetin e Igumenicës në Greqi, është sekuestruar 102 kg marijuanë. Rreth orës 02:25, me orën lokale, policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet të sektorit anti-drogë të Igumenicës. Shoferi në makinë nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë deri sa është përplasur me 3 makina të parkuara.

Drejtuesi i makinës është identifikuar si Konstantinos Nakos, 41-vjeç, oficer i sektorit të anti-drogës së policisë së Igumenicës ndërsa pasagjeri, Arben Murto, 41-vjeç nga fshati Shalës i Bashkisë Konispol. Gjithashtu bëhet me dije se brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 19 pako me 102 kg 670 gram marijuanë.

Konstantinos Nakos ka qenë në detyrë, në patrullim, të planifikuar në oraret 22:00-06:00 së bashku me oficerin tjetër të anti-drogës, Dimitrio Oikonomou, 50-vjec, i cili gjatë operacionit rezultoi se ndodhej brenda një kafeneje, pranë kufirit greko-shqiptar. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit