Kapen 30 mijë euro të padeklaruara/ Kapet malazezi në Portin e Durrësit

Kapen 30 mijë euro të padeklaruara/ Kapet…

Policia Kufitare parandalon dhe godet dy raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, proceduan në gjendje të lirë shtetasin B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, pasi gjatë kontrollit të kamionit në administrim të tij u konstatuan dhe u bllokuan 30.000 euro të padeklaruara.

Po nga strukturat e DVKM Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës u procedua penalisht edhe N. L., 45 vjeç, shtetas malazez. Në dalje të RSH-së, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në kamionin me drejtues shtetasin malazez N. L., gjetën të fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban, në të cilën ndodheshin 30.000 euro, vlera monetare të pa deklaruara në kufi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. /

/cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit