Kapen 6 punëtorë shqiptarë kanabisi në Spanjë/ I 'tradhtoi' harxhimi i energjisë elektrike

Kapen 6 punëtorë shqiptarë kanabisi në Spanjë/…

Spanjë-  6 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas mediave në Spanjë, policia ka mundur të asgjësojë një sasi prej 2400 rrënjë bimësh mariuhanë në një depo industriale në Malloles.

Përveç bimëve, janë kapur edhe 9 kilogramë sytha bime narkotike të përgatitur për t’u paketuar dhe shpërndarë.

Hetimi filloi si rezultat i një ankese anonime të marrë përmes portalit të Policisë Kombëtare. Hetuesit verifikuan me kompaninë e energjisë elektrike se kishte një konsum të lartë të energjisë që nuk po regjistrohej.

Mediat spanjolle shkruajnë se Katalonia është bërë epiqendra e biznesit të marihuanës në Evropë dhe në territorin ku bashkohen organizatat kryesore kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare, sipas Divizionit të Hetimit Penal (DIC) të Mossos d’Esquadra.

 

burimi: topchannel

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit