Kapen 947 kg kokainë, pranga djalit të ish-deputetit

Kapen 947 kg kokainë, pranga djalit të…

Në Paraguaj janë sekuestruar 947 kilogramë kokainë. Sasia e konsiderueshme e drogës kishte si destinacion Europën. Policia ka mundur të arrestojë një ukrainas  dhe djalin e ish-deputetit paraguaian Elvis Balbuena.

Para disa vitesh, ky i fundit kishte provuar një projekt për legalizimin e kanabisit. I biri i ish-deputetit paraguaian “ishte përgjegjës për grumbullimin dhe dërgimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nëpërmjet rrugës ujore Paraguaj-Parana dhe më pas në Evropë përtej Atlantikut”.

Sipas mediave të huaja, vlera e kokainës së sekuestruar vlerësohet, në rreth 60 milionë dollarë.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit