Kapen rreth 100 kg drogë në Greqi, vihen në pranga dy shqiptarë

Kapen rreth 100 kg drogë në Greqi,…

Policia greke ka kapur 87 kg 460 gram kanabis dhe 10 kg e 928 gram hashash në trajtë çokollate. Kjo sasi droge është sekuestruar ditën e djeshme në Greqi. Lidhur me rastin në pranga u vunë dy shqiptarë, të cilët tentuan të arratisen por pas një ndjekje policore, mjeti i tyre u ndalua kur u përplas me një tjetër makinë të parkuar.

Droga është sekuestruar në Ikumenicë, teksa dy shqiptarë pasi kanë braktisur mjetin me 4 çantat me drogë, janë larguar me vrap, por janë arritur të kapen.

Shoferi është Aristidhi Lulëzim Dalipi, 24 vjeç me kombësi shqiptare e shtetësi greke, ndërsa pasagjeri është identifikuar si Amarildo Jakup Omeri, 35 vjeç nga Fieri. Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi,

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit