'Kapërceu murin dhe e goditi me sqepar në kokë', 40-vjeçari u masakrua nga fqinji

‘Kapërceu murin dhe e goditi me sqepar…

Me 14 tetor Arjan Marini, 40 vjeç u masakrua me mjete prerëse nga Sokol Tabaku. Marini ishte në gjumë kur brenda dhomës në të cilën flinte, rreth orës 2 të natës Tabaku duke kapërcyer murin ndarës e godet pabesisht me sqepar në kokë.

Sipas familjarëve ai e ka goditur disa herë dhe pastaj e ka tërhequr zvarrë dhe e ka ulur trupin e tij në një kolltuk dhe e ka mbuluar me një batanije.

Familjarët shprehen se agresori dhe i plagosuri njiheshin prej vitesh dhe po atë ditë ata kanë qëndruar së bashku në një lokal duke konsumuar kafe. 40-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit