Kapet heroinë dhe kanabis në Tiranë, arrestohen 2 persona

Kapet heroinë dhe kanabis në Tiranë, arrestohen…

Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë, pasi posedonin lëndë narkotike heroinë dhe kanabis. Sipas policisë shtetasit J.V. 30 vjeç gjatë kontrollit fizik nga policia ju gjet në cilësinë e provës materiale lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Më tej thuhet se në shtëpinë e shtetasit D.Z. 22 vjeç policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa të cilën e kishte ndarë në doza gati për shitje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë. Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike, heroinë dhe kanabis, në doza, vihen në pranga autorët e dyshuar dhe u sekuestrohen lëndët narkotike .Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga informacionet policore të siguruara, se shtetas të ndryshëm shpërndanin lëndë narkotike në kryeqytet, kanë vijuar kontrollet për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tyre. Si rezultat, u goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:– J. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 30-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;– D. Z., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 22-vjeçari, pasi siguronte lëndën narkotike, e shiste atë në zona të ndryshme të Tiranës.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit