Kapet i mituri me drogë dhe armë luftarake në banesë, blutë i vendosin prangat

Kapet i mituri me drogë dhe armë…

Një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis, një armë zjarri dhe municion luftarak, u sekuestruan sot nga policia e Kurbinit.

Mësohet gjithashtu se është arrstuar shtetasi A. M., 17 vjeç, banues në Skuraj.

“Nga veprimet hetimore, thuhet ne njoftimin e policisë, ka rezultuar se 17-vjeçari ka çuar në banesë lëndën narkotike, municionin luftarak dhe armën e zjarrit, pa dijeninë e të atit të tij”, thotë policia.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku jetonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, një armë zjarri pushkë dhe 50 fishekë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

/boldnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit