Kapet ”krimineli” i madh në Durrës, kishte zaptuar një copë plazhi, kishte në pronësi dhe një lokal

Kapet ”krimineli” i madh në Durrës, kishte…

Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore, zaptimit të pronës publike në plazhe, ndotjes së mjedisit dhe ndërtimeve pa leje. Kontrolle të shtuara në zonën bregdetare, nga Pòlicia e Durrësit, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Evidentohet te Shkëmbi i Kavajës, një rast i zaptimit të pronës publike dhe ndërtimit pa leje. Árrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Pòlicisë, në bashkëpunim me IKMT-në, te Shkëmbi i Kavajës,  para lokalit të shtetasit I. K. kanë konstatuar se ai kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur dhe plate betoni.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Pòlicisë Plazh árrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin I. K., 66 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë, IKMT ka plotësuar dokumentacionin për prishjen e këtij ndërtimi brenda 5 ditësh. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit