Kapet mbi një ton kokainë në Malin e Zi, erdhi në kontenierin me banane

Kapet mbi një ton kokainë në Malin…

Policia e Malit të Zi tha të premten se ka konfiskuar mbi një tonë kokainë, sasia më të madhe e drogës të kapur ndonjëherë në këtë shtet.

Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane. Policia po ashtu tha se ka arrestuar dy persona.

Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica.

“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, shkroi në Twitter zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq.

Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe ka hapur po ashtu negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, përpara se t’i bashkohet BE-së, ai e ka për detyrë të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit