Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër, partnerja tenton arratinë

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23…

Një çift shqiptar ka rënë në pranga në Firence pas një operacioni të policisë italiane që çoi në sekuestrimin e 23 kilogramëve kokainë të pastër. Të arrestuarit janë një burrë 38 vjeç dhe partnerja e tij 25 vjeçare, të dy të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

Operacioni u zhvillua në zonën “Greve in Chianti”, ku policia kishte vënë në përgjim apartamentin e të riut në rrugën “Via Zani”. Ai u pa teksa dilte nga banesa me një çantë të zezë dhe e vendoste në bagazhin e makinës. Policia ndërhyri dhe gjeti brenda çantës gjashtë pako me kokainë, të mbështjella me plastikë blu dhe të shënuara me kodin “357” – i dyshuar si simbol i grupit kriminal.

Ndërkohë, në skenë mbërriti edhe e dashura e tij, e cila tentoi të largohej me nxitim, por u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër. Në banesë, agjentët gjetën edhe 14 pako të tjera me kokainë dhe një shumë prej 11,450 eurosh.

Të dy ndodhen në burgun e Sollicciano-s, në pritje të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit