Kapet një kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Kapet një kg marihuanë në Vushtrri, arrestohet…

Policia e Kosovës kapi në Vushtrri një kilogram marihuanë dhe arrestoi të dyshuarin.

Aksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri.

Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore.

Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor.

Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një kilogram.

Njësitë policore kanë kryer edhe kontrolle në banesën e të dyshuarit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit