Kapiteni braktisi anijen që po zhytet në ujë/ 400 emigrantë janë në mëshirë të fatit në Itali

Kapiteni braktisi anijen që po zhytet në…

Mbi 400 emigrantë ndodhen në rrezik mbytje në Sarit në Itali. Mësohet se anijen e vogël në të cilën ata po udhëtonin mbeti në rrugë pasi u mbush me ujë dhe ka mbetur pa karburant. Kapitenët braktisën anijen që po zhytur në ujë duke lënë në mes të detit qindra emigrantë.

Ngjarja u raportua mbrëmjen e shkuar, ndërsa mësohet se këtë mëngjes janë shpëtuat vetëm  36 emigrantë dhe 400 të tjerë ndodhen ende në anije. Mes tyre ka gra dhe fëmijë të mitur.

 Ndërkohë janë nisur edhe forcat detare nga Malta për t’iu ardhur në ndihmë emigrantë në rrezik. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo për të zhdukur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit