Kapiteni i kombëtares kuqezi të koshit, “i burgosur” në Qipro

Kapiteni i kombëtares kuqezi të koshit, “i…

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj i ka mbyllur me rezultate jo të mira ndeshjet kualifikuese të Botërorit që u zhvilluan në Qipro. Kuqezinjtë tanë u mundën nga vendasit me rezultatin 88-66 dhe nga Bjellorusia me shifrat 71-93.

Të dielën, kombëtarja e basketbollit për meshkuj është kthyer në Tiranë, ndërkohë që në Qipro ka mbetur kapiteni Gerti Shima, i cili rezultoi pozitiv dhe qëndron ende i izoluar në idhullin e “Afërditës”.

Në një intervistë për “Top Channel” ai ka treguar se çfarë po ndodh atje.“Do të qëndroj këtu për 14 ditë deri në fillim të marsit. Më kanë transferuar në një zonë një orë larg qendrës së qytetit”,- ka rrëfyer ai.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e kapiteni të kombëtares Gerti Shima, duket e mirë edhe pse për momentin nuk është se i është nënshtruar ekzaminimeve më të thella, të cilat do t’i kryejë me t’u kthyer në Tiranë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit