Kaq ishte! Emigrantët kthehen në vendet ku kanë ndërtuar jetën

Kaq ishte! Emigrantët kthehen në vendet ku…

Shqiptarët janë duke u kthyer në vendet e tyre të punës! Kjo është atmosfera që të japin pikat kufitare të vendit tonë gjatë kësaj të mërkure, ku emigrantët që ishin kthyer te prindërit për festat e fundvitit, po largohen për t ‘iu kthyer punës dhe familjeve që kanë krijuar në shtetet evropiane dhe kudo në diasporë.

Fluksi i shtetasve dhe automjeteve që largohen nga vendi ynë është shtuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave, nga dogana e Kapshticës kanë dalë 6 321 shtetas dhe kanë hyrë vetëm 2 727. Për të përballuar fluksin e shtuar, është nevojitur shtimi i sporteleve nga ana shqiptare, ku po operohet me 4 në dalje dhe 2 në hyrje.

Edhe në doganën e Qafë Thanës, fluksi i lëvizjes ka pësuar rritje orët e fundit. Nga vendi ynë kanë dalë 2 941 persona, teksa kanë hyrë 3 361 persona.

Në pikën kufitare të Kakavijës dhe Tri Urave, kanë dalë më shumë persona se sa kanë hyrë në territorin tonë, ku sipas shifrave janë larguar 4 430 shtetas dhe kanë mbërritur 1 761.

Kjo situatë është e ngjashme çdo fundvit, ku dhjetëra mijëra shtetas shqiptarë që jetojë në vende të ndryshme të botës kthehen në atdhe për të festuar me familjarët. Por shmallja me familjarët zgjat pak, pasi emigrantëve u duhet të kthehen përsëri në vendet ku kanë krijuar jetën dhe ngritur bizneset, duke lënë përsëri vendinbosh“!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit