Kaq shpejt e harroi Kim Kardashian-in? Kanye West në lidhje dashurie me ish-të dashurën e Cristiano Ronaldos

Kaq shpejt e harroi Kim Kardashian-in? Kanye…

Një thashethem i ri po bën xhiron e rrjetit për lidhjen e mundshme dashurore të Kanye West, reperit dhe ish-it të Kim Kardashian me Irina Shayk, modelen e ish-in e Bradley Cooper, si dhe ish-in e yllit botëror të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Me këtë të fundit, Shayk ishte në një lidhje për pesë vjet. Dyshja daton midis viteve 2010 dhe 2015, gjatë të cilave bënë një numër paraqitjesh publike ndërsa ishin në një lidhje. Megjithatë, dyshja vndosi të ndahet në vitin 2015.

Gjithsesi, le t’i kthehemi Kanye West-it, që duket se ka nisur një jetë të re pas divorcit nga Kardashian. Ditëve të fundit kanë qarkulluar thashetheme se ai dhe modelja e njohur, Irina Shayk, janë në një lidhje dashurie, thonë mediat rozë.

Kështu pretendon një burim për revistën “DeuxMoise”. “Nuk e di nëse ‘takimet’ (dating) janë fjala e duhur për ta përshkruar, por duket që mes tyre ka interes”, ka thënë burimi. Por, lidhur me këto thashetheme nuk ka reaguar asnjëri prej tyre.

Kujtojmë se njohja e Irina-s me Kanye-n daton që në vitin 2010, kur ajo u shfaq në videoklipin e këngës së tij, “Power”. Bukuroshja ka qenë gjithashtu pjesë e pasarelës për koleksionin e modës vjeshtë/dimër të Kanye-s, në Paris, gjatë vitit 2012.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit