Karambol i trefishtë në aksin Lezhë-Shëngjin, dy persona mbeten të plagosur

Karambol i trefishtë në aksin Lezhë-Shëngjin, dy…

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Tre automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të trefishtë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit