Karantina tensionon martesën e Kim dhe Kanye West. 39-vjeçarja po konsideron…

Karantina tensionon martesën e Kim dhe Kanye…

Kim Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, festuan gjashtë vite martesë fundjavën e kaluar, pavarësisht raporteve për “tension gjatë karantinës”.

39-vjeçarja Kim thuhet se po konsideron idenë e saj dhe bashkëshortit për të kaluar disa kohë të ndarë në shtëpi të ndryshme, deri sa izolimi të përfundojë, sipas “The Sun”.

“Gjërat janë të vështira mes Kim dhe Kanye sepse ata kurrë nuk kalojnë kaq shumë kohë së bashku normalisht. Gjëja e fundit që ajo dëshiron është një divorc, veçanërisht sepse reagimi i publikut pas divorcit të dytë ishte i padurueshëm”, citon një burim “The Sun”.

Kim duket se ‘e konsideron martesën e saj me Kanye dhe familjen e tyre së bashku një sukses të madh’ duke qenë se ajo është ‘motra e vetme në familjen e saj që është e martuar.

Sherri mes tyre ka nisur gjatë periudhës së karantinës, pasi Kim i ankohej bashkëshortit vazhdimisht se nuk po e ndihmonte aspak me fëmijët.

Kim ishte shprehur e revoltuar dhe se ndihej tejet e lodhur dhe e mbingarkuar, pasi gjatë asaj periudhe ajo nuk kishte mundësi që të punësonte një dado për fëmijët për shkak të distancimit social.

/Panorama

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit