Karkalecat bëjnë kërdinë në Indi, shkatërrojnë të mbjellat dhe “pushtojnë” fshatrat

Karkalecat bëjnë kërdinë në Indi, shkatërrojnë të…
Tufa masive karkalecash kanë bërë kërdinë në Indi, duke shkatërruar të mbjellat.
 
Siç shihet dhe në pamjet shokuese të shpërndara në internet, karkalecat e shkretëtirës kanë “pushtuar” qiellin indian.
 
Karkalecat kanë dëmtuar të mbjellat në zonat Maharashtra, Uttar Pradesh, Punjab, Rajasthan dhe Haryana, ndërsa sot zbritën në Gurgaoin, në afërsi të New Delhi, përpara se të fluturonin drejt qytetit Faridabad.
 
Administrata e Qarkut Gurgaon lëshoi një paralajmërim për qytetarët, duke i këshilluar që të mbyllin dritaret dhe dyert e banesave për të shmangur sulmet e mundshme të insekteve fluturues.
 
Fermerët u këshilluan që të mbanin në gatishmëri pompat spërkatëse. Po ashtu, departamenti i bujqësisë ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e saj, të jenë të vetëdijshëm për masat paraprake që duhen ndërmarrë për të parandaluar sulmet e karkalecave në fshatra.
 
Banorët e zonave të prekura publikuan imazhe dhe video të “pushtimit” nga karkalecët, të cilët vërshuan kudo dhe u vendosën mbi çdo pemë, çati dhe bimë që gjetën u doli përpara.
 
Karkalecët e shkretëtirës thuhet se konsiderohen si më të dëmshmit nga katër llojet e karkalecave që gjendne në Indi. Ata janë në gjendje të udhëtojnë rreth 150 kilometra në ditë.
 
Ata mund të hanë ushqime sa pesha e tyre trupore në çdo ditë të vetme. Po ashtu, vlerësohet se një sipërfaqe prej afro 1 kilometër katror, mund të përmbajë rreth 40 milionë karkaleca, të cilët mund të hanë ushqim në ditë më shumë sesa 35 mijë njerëz.
 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit