Karolina e Veriut ndalon abortin pas javës së 12 të shtatzënisë

Karolina e Veriut ndalon abortin pas javës…

Ligjvënësit e Karolinës së Veriut kanë votuar për të anuluar veton e guvernatorit për ndalimin e shumicës së abortit pas 12 javësh.

Masa u miratua nga legjislatura e shtetit të kontrolluar nga republikanët në fillim të majit, por u vendos veto nga guvernatori demokrat Roy Cooper gjatë fundjavës.

Republikanët e përmbysën veton me votime të njëpasnjëshm. Ligji, i cili shkurton kohën për abortin në shtet nga 20 javë, tani do të hyjë në fuqi më 1 korrik. 

Shumë gra udhëtojnë në Karolinën e Veriut nga shtetet e afërta për të bërë një abort, sepse kufizimet kanë qenë historikisht më të forta në shtetet fqinje./BBC

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit