Karshillëku i Arben Ahmetajt/ Drejtësia e kërkon me qiri, ish-ministri bën gallatë në facebook

Karshillëku i Arben Ahmetajt/ Drejtësia e kërkon…

Prej më shumë se 3 muaj Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare. Ish-ministri i Ekonomisë dhe ish numri i dy i qeverisë, akuzohet për mosdeklarim të ardhurash, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, korrupsionit pasiv dhe aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Vetëm me këto akuza, Ahmetaj mund të dënohet deri në 15 vite burg. Këtyre akuzave i shtohet së fundmi favorizimi për të privatizuar një ish-fabrikë buke, mbi të cilën sot është ngritur një kompleks gjigant.

Ahmetaj sapo ndjeu që u tradhëtua nga Rama dhe pa që socialistët nuk kishin ndërmend ta mbronin, mori arratinë duke kaluar tranzit sa në nëj shtet në tjetrin. Nga këtu nis edhe historia qesharake e shtetit shqiptar, drejtësisë dhe strukturave ligjzbatuese. Arben Ahmetaj edhe pse në kërkim, nuk ka ndalur së përdoruri rrjetet sociale duke i bërë karshillëk drejtësisë. Për çdo akuzë apo publikim mediatik të emrit të tij, Ahmetaj hynë në Facebook dhe nis të shkruaj kundërpërgjigjie dhe reagime, të cilat sot duhet t’i jepnte përpara prokurorëve të SPAK.

I rehatuar në Kanada, Angli, Zvicër apo Francë, kudo qoftë, Ahmetaj duket se ka marr azil politik dhe gëzon statusin e të paprekurit. Ndryshe nuk ka sesi Interpoli, DEA, FBI-ja apo Scotland Yard, të mos kishin asnjë rezultat për gjurmimin dhe arrestimin e Ahmetajt. Vënia e tij përpara drejtësisë është vetëm nëj deklaratë mediatike për të hedhur tym në bakërdinë politike që ka përfshirë vendin tonë nga keqqeverisja, përhapja e krimit dhe korrupsioni i vazhdueshëm me taksat e shqiptarëve

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit