Karta e studentit zero ulje për testet Covid-19, studentët duhet të paguajnë nëse s’duan të vaksinohen

Karta e studentit zero ulje për testet…

Karta e studentit nuk përfshin ulje për testin PCR i cili është bërë i nevojshëm për studentët të cilët kanë zgjedhur me të drejtën e tyre të mos vaksinohen. Ndërkohë shteti nuk ofron teste falas për këta student. Çfarë të bëjnë këta studentë të paguajnë nga 7 500 lekë për një test PCR cdo dy ditë për të hyrë në universitet?

Europa ofron teste falas jo vetëm për studentët por për të gjithë qytetarët. Rama propagandon një shëndetësi falas, por ndërkohë duhet të paguash për çdo gjë.

Sot studentët nisën vitin akademik pas një viti e gjysmë mësimi online, një moment që mezi e kishin pritur por që nuk po shkon ashtu siç duhet.

Policia e pranishme në fakultet nuk ka lejuar studentët e pavaksinuar të futen në auditor duke i provuar ata nga e drejta kushtetuese për t’u arsimuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit