Karteli i El Chapo-s torturoi anëtarët rivalë të bandës, i vari trupat e tyre gjysmë të zhveshur në një urë

Karteli i El Chapo-s torturoi anëtarët rivalë…

Karteli i El Chapo-s torturoi anëtarët rivalë të bandës para se të varnin trupat e tyre të gjymtuar nga një urë, raportojnë mediet e huaja.

Viktimat raportohet se u gjetën në qytetin Fresnillo në shtetin veri-qendror meksikan të Zacatecas më 19 qershor.

Bëhet e ditur se karteli i kishte lënë ata gjysmë të zhveshur si dhe iu kishte vendosur çanta mbi kokë, transmeton Telegrafi.

Ditë më parë, anëtarët e Kartelit Sinaloa morën në pyetje tre ushtarë nga Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco.

Besohet se ata u torturuan dhe më pas u lidhën në urë.

Të dy bandat kanë zhvilluar një luftë të përgjakshme për vite me radhë dhe vazhdimisht përplasen për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës në SHBA.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit