Karteli i kokainës “Clan del Golfo”, furnzionte Shqipërinë me drogë! Arrestohet 'koka' e grupit kriminal

Karteli i kokainës “Clan del Golfo”, furnzionte…

Autoritetet kolumbiane kanë në fokus shkatërrimin e bandës Clan del Golfo. Kjo e fundit është e shtrirë në 28 vende të botës. Sipas policisë kolumbiane, ky rrjet shtrihet edhe në Shqipëri.

Dairo Antonio Usuga, i njohur ndryshe si “Otoniel”, është ‘koka’, ndërsa u arrestua muajin e kaluar. Dairo Antonio Usuga konsiderohej si një prej personave më të kërkuar në Kolumbi.

Ish-organizata e Usugës ka aleanca me pesë kartele ndërkombëtare dhe grupe mafioze për të shpërndarë 20 ton kokainë çdo muaj.

Gjenerali Jorge Luis Vargas:

Pesë grupe mafioze dhe kartele ndërkombëtare janë drejtuesit me të cilët trafikon Klani del Golfo: Jalisco Nueva Generacion dhe Sinaloa në Meksikë, mafia Calabresa dhe Siciliana në Itali dhe rrjetet ballkanike.

Grupi kriminal “Clan de Golfo” ka lidhje dhe me “mbretin” shqiptar të drogës në Kolumbi të arrestuar në muajin korrik të këtij viti, Agim Çerma.

Burimi: Reuters/  Përktheu dhe Përshtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit