Kasaphanë me fondet publike/ Belinda Balluku “lëshon dorën”, 900 milionë tender për të studiuar a duhen apo jo autobusët elektrikë

Kasaphanë me fondet publike/ Belinda Balluku “lëshon…

Një çmenduri e vërtetë të dashur miq! Ky është një nga ato raste kur paratë tona bëhen rrush e kumbulla në mënyrën më të kollajtë të mundshme. Dhe autorja e kësaj “kasaphane” të fondeve publike është vetë ajo, Belinda Balluku. Nëpërmjet Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, që varet direkt nga ministria e drejtuar nga Belinda, zonja në fjalë parashikon të “rruajë e të qethë” plot 900 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderi është aq qesharak dhe absurd saqë SPAKU nëse nuk do të ishte i kapur nga pushteti, nuk do të lodhej fare për ta përplasur pas hekurave të ndonjë biruce të ftohtë.

Më konkretisht bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-84169-01-18-2021 dhe me objekt “Projekt ide mbi Elektrifikimin e linjave të transportit urban dhe ndërqytetas në Bashkitë Tiranë, Vlorë, Durrës.(Me faza)”. Fondi limit i këtij tenderi është 74,166,667 lekë të reja pa TVSH ose rreth 900 milionë lekë të vjetra me TVSH. Mjafton të lexosh dokumentacionin e tenderit që të vësh duart në kokë e të vraposh si i çmendur rreth e përqark lagjes, duke habitur madje dhe vetë çunat që hanë fara tek shkallët. Themi kështu, pasi këto 900 milionë lekë do të harxhohen për konsulencë nëse duhet apo jo të vendosen autobusë elektrikë në linjat qytetase dhe ndërqytetase të bashkive Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Imagjinoni pak se sa kollaj hidhen në kosh qindra milionë. Na falni se u shprehëm pak gabim, jo në kosh, por në xhepat e Belindës me shokë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit