Kasapi i Shëndetësisë Enkel Joti i jep 30 MLN Lekë Sokol Topçiut për antisërum helm nëpërke

Kasapi i Shëndetësisë Enkel Joti i jep…

Bëhet i gjallë Sokol Topçiu, me manovrat e tij së bashku me Enkel Jotin kanë nisur misionin e pandalshëm të zhvatjes së Buxhetit të Shëndetësisë. Këtë radhë bëhet fjalë për tenderin me objekt: “Blerje bari antiserum për kafshimin e nëpërkës”. Tenderi ka një Fond Limit prej 3 042 243,00 lekësh të reja ndërsa FarmaNet të Topçiut ia kanë dhënë për 3 040 000,00, një diferencë qesharake prej 20 mijë lekësh të vjetra. Tenderi është fituar me thuajse 100% të Fondit Limit dhe është shënuar me REDFLAG për Mungesë Konkurrence, si operator i vetëm në garë. Duket se ky tender ka si fitues të paracaktuar Topçiun pasi nuk është hera e parë që zhvillohet dhe këtë mall e ka monopolizuar një prej oligarkëve më qejflinj të Shëndetësisë.

Kol Topçiu një nga më të përmendurit në artikujt e JOQ Albania për abuzimet me procedurat e prokurimeve publike, ka fituar një total prej 180 tenderash në Shëndetësi me vlerë 3.1 Miliard Lekë pa TVSH, 63 prej tyre të shënuar me Flamur të Kuq për shkelje si mungesa e konkurrencës apo skualifikim i të gjithë operatorëve në garë përveç fituesit.

Tenderat me numrin më të lartë ku e kanë shpallur fitues janë të Ministrisë së Shëndetësisë, 26 të tillë, 57.7% si operator i vetëm në garë, 73.1% me llojin e procedurës “Të Hapur”, 1.6 Miliard Lekë të dhuruar nga Manastirliu dhe QSUT i Kel Jotit, kapasit të Shëndetësisë me 15 tendera që kapin vlerën e 1 Miliardë Lekëve pa TVSH 73.3% me llojin e procedurës “Kërkesë për Propozim” dhe 38.5% si fitues operator i vetëm në garë.

Për tenderat në shkelje të ligjit, abuzimet dhe aferat që ka përfituar oligarku ynë i preferuar do t’i bëjmë publike në mënyrë të detajuar të vazhdim. Na ndiqni!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit