Kashar/ Qëllohet me breshëri kallashnikovi drejt një kompleksi

Kashar/ Qëllohet me breshëri kallashnikovi drejt një…

Mesnatën e kaluar në Kashar, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt një kompleksi.

Mësohet se lokali është në pronësi të shtetasit E.C, dhe pësoi dëme të shumta materiale, por nuk raportohet për të lënduar.

Lokali gjendet në rrugën dytësore përballë autostradës.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet e autorëve, dhe për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit