Kashari një javë pa ujë, banorët: UKT asnjë masë

Kashari një javë pa ujë, banorët: UKT…

Banorët e zonës së Ardenos, Kashar,  në Tiranë denoncojnë mungesën e ujit të pijshëm prej një jave. Ata shprehen se situata po bëhet e vështirë, veçanërisht në këto ditë të nxehta, ndërsa theksojnë se janë të detyruar të përballen me mungesën e një shërbimi bazë.

Sipas banorëve, pavarësisht ankesave të përcjella pranë UKT-së, përgjigjja që kanë marrë është se problematika do të regjistrohet si ankesë, por deri tani nuk ka pasur një zgjidhje konkrete. Ata kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit me ujë.

Denoncim:

Përshëndetje JOQ! Meqë ju jeni opozita e vërtetë e këtij vendi, doja të bëja një ankesë. Kemi 1 javë pa ujë në zonën e Ardenos në Tiranë. Jemi në vitin 2026, në pikën e vapës, dhe po vuajmë për ujë. UKT-ja ka vetëm një përgjigje: “Do ta bëjmë si ankesë”, por zgjidhje nuk ka.

 

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1419475340274672%2F&show_text=false&width=267&t=0″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share” allowFullScreen=”true”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit