Kastriot Çipi për Groteskun e show-t me Anthony Fauçin

Kastriot Çipi për Groteskun e show-t me…

Nga Kastriot Çipi

Ne qeshim ende me videon e socialistes beratase, që i lutej shokut Fatos dhe shokut Ilir të mos grindeshin dhe të ruanin unitetin e partisë, sepse “ne nuk po kërkojmë as punë, as bukë, as ujë”. Qeshim edhe me videon e socialistes vlonjate, që thoshte me mburrje “jam socialiste e çmendur, edhe pa bukë të më lenë, unë PS do të votoj”. Por adhurimi i skllavit për pronarin e vet nuk është dukuri shqiptare, por e përbotshme. Dhe kur e has në shoqëri, që deri dje i kemi konsideruar si kulmi i demokracisë, prosperitetit dhe emancipimit, mbetesh pa fjalë…

Miliona njerëz në Perëndim ranë pre e propagandës kineze dhe filokineze, që ngjalli panik nga një virus. Është deri diku e kuptueshme, që njeriu i llahatarisur deri në brekëmbushje, të shohë me shpresë kryevirologun e vendit ku jeton, ta adhurojë, ndoshta, si mëkëmbës i Zotit në Tokë. Por të kesh tërheqje seksuale ndaj një plaku të tharë, që nuk ka qenë i bukur as në rini, që ka harruar ta marrë vdekja, apo ta shkarkojë presidenti, këtë unë nuk arrij ta kuptoj.

Javën e shkuar bëri bujë lajmi, se The Guardian kishte shpallur në faqen e tij në Instagram, Antony Faucin “burri i gjallë më sexy në botë”. Por The Guardian nuk bëhet fort merak se çfarë mendojmë ne. Në popullin majtist, që lexon The Guardian, mendojnë krejt ndryshe. Qysh në pranverën e vitit 2020 dhjetëra mijë persona kanë nënshkruar një peticion online, përmes të cilit i kërkuan revistës People t’i jepte Antony Faucit pikërisht atë titull, që ia dha javën e shkuar The Guardian.

Lufta e Ftohtë ka kohë që ka rifilluar. Perdja e Hekurt ka rënë sërish, por këtë herë ajo nuk ndan kontinentin në dysh, por shoqëritë njerëzore në secilin shtet të kësaj bote. Kjo perde e padukshme ka ndarë në dysh listën tonë të miqve, realë dhe virtualë, shpesh edhe familjet tona. Ndërkohë që ne shohim ëndrra me Faucin në bankën e të akuzuarve të Gjyqit të Nurembergut 2.0, ca të tjerë shohin ëndrra me Faucin që zbret natën nga qielli, si engjëlli Gabriel dhe u futet në shtrat, për t’i bekuar me dashurinë e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit