Kastriot Islami: ALARM! 'Beu i Surrelit' i marrë peng nga Oligarkët?

Kastriot Islami: ALARM! ‘Beu i Surrelit’ i…

Nga Kastriot Islami 

Akuzat se “Beu I Surrelit” është kryeoligarku i Shqipërisë dhe qeverisja e tij është qeverisje oligarkike e kanë detyruar “Beun e Surrelit” të dalë nga “vrima e bunkerit” dhe të reagojë….sigurisht me mashtrimet e tij tipike, dhe me synimin e qartë për të mohuar akuzat e drejtuara në adresë të tij…

Konkretisht, para disa kohëve, “Beu i Surrelit” do të deklaronte me pompozitet: Në Shqiperi nuk ka oligarkë… Se po të kishte oligarkë do të më ndërhynin në vendimarrjet e mia… Une i marr të gjithë vendimet vetë dhe askush as nuk më ndërhyrn dhe as më bën dot presion…! Më gjeni një vendim qe të ma kenë diktuar oligarkët…”…
Por ditët e fundit, sujava e mashtrimit të tij ka rënë dhe ka dalë e vërteta në shesh…

Madje me shumë “hidhërim” mund të deklarohet se “Beun e Surrelit” keto dite e kane marre peng oligarkët…Pikërisht ata që “Beu i Surrelit” i shpërfillte me cinizëm para disa kohëve dhe për të cilët deklaronte se nuk kishin as guximin më të vogël të ndikonin në vendimarrjet e tij…

“Beu i Surrelit” duket se këto ditë gjendet i pamundur të miratojë një Marreveshje për Reformën Zgjedhore të arritur me opoziten e mbi të gjitha të realizuar me mbështetjen e angazhimin e SHBA e BE…

Duket se oligarkët do ta detyrojnë haptas këtë rradhë “Beun e Surrelit” të marrë vendime sipas interesave të tyre jo vetem për të fituar toka në bregdet, tendera nga buxheti i taksapaguesve apo PPP nga prona publike por edhe për refuzuar një marrëveshje politike, sic është marrëveshja për reformën zgjedhore e kryer së bashku me opozitën,  e mbi të gjitha e arritur me prezencën dhe angazhimin e BE e SHBA…

Duket se këtë rradhë oligarkët e kanë marrë peng në dritë të diellit ‘Beun e Surrelit” duke e detyruar të veprojë sipas interesave të tyre dhe për rrjedhojë duke e nxjerrë zbuluar edhe para partnerëve nderkombëtare…!

Shtrohen dy pyetje:

Së pari: A mund të mburret më “Beu i Surrelit” se nuk e kontrollojnë dot oligarkeët dhe se ai nuk i merr vendimet nga presioni i tyre, pra sic duan ata…?!!!

Së dyti, nëse përgjigja e pyetjes së mësipërme është mohuese: “Mos vallë e gjithë kjo lojë me oligarkët, tregon se ‘Beu i Surrelit” i përdor sipas interesave të tij këta “oligarkë” duke demostruar se në Shqipëri ai është Kryeoligarku që ka vendosur një rregjim oligarkik unitar e autoritar përmes të cilit së bashku vecse nënshtrojnë qytetarët e varfër, tallen me kukullat në parlament dhe vendimet i marrin së bashku për interesat e një kupole të ngushtë që drejton rregjimin oligarkik e autoritar?

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit